Rreth Nesh

Logopedi përfaqëson profesionistë të kujdesit shëndetësor, i cili punon në fushat që lidhen me parandalimin, zbulimin dhe ndërhyrjen e hershme. Eshtë përgjegjës për diagnostikimin, vlerësimin dhe rehabilitimin terapeutik të çrregullimeve të gjuhës dhe të folurit, zërit dhe gëlltitjes. Gjithashtu këshillimi i prindërve dhe familjarëve është pjesë e rolit të logopedit për një ecuri më të mirë të planit terapeutik.

Motorika orale i referohet mënyrës se si ne përdorim muskujt facial për të realizuar të folurin, përtypjen, gëlltitjen etj. Eshtë e rëndësishme që për të realizuar mirë këto funksione duhet të kemi artikulatorë të fortë dhe të mobilizuar. Artikulatorët përfshijnë buzët, faqet, gjuhën, nofullën, dhëmbët, qiellzën. Zhvillimi i aftësive të motorikës orale përfshijnë të mësuarin e muskujve facial që të lëvizin në mënyrën e duhur për të realizuar proçesin e të folurit, përtypjes dhe gëlltitjes. Ekziston një listë ushtrimesh të motorikës orale që ekzekutohet për të arritur një zhvillim më të mirë të tonusit të muskujve facial. Këto ushtrime përdoren me grupmoshën parashkollore si dhe në rastin e individëve me tonus të ulët të muskujve facial. Specialistët logopedistë hartojnë një plan ndërhyrjeje duke krijuar aktivitete që përfshijnë këto ushtrime. Aplikimi i tyre konsiston në rritjen e aftësive si konshiencën, fortësinë, koordinimin, lëvizjen dhe qëndrueshmërinë e artikulatorëve të sipërpërmendur.

Ushtrimet e motorikës orale rekomandohen të aplikohen në rastet e disa patologjive ose kur kemi shenja alarmi si:
– Dizartria
– Apraksia
– Anomalitë strukturore
– Sindroma Down
– Disfagia
– Vonesa në të folur
– Defektet fonologjike
– Ulja e dëgjimit
– Defekte funksionale të artikulimit
– Vështirësi në përtypje
– Gëlltitje të ushqimit pa e përtypur
– Veçon ushqimin me gjuhë
– Nxjerrje e ushqimit jashtë pasi e ka mbajtur për njëfarë kohe në gojë
– Rënie të ushqimit nga goja ndërkohë që ha
– Goja qëndron shpesh në pozicion të hapur
– Gjuha varet jashtë gojës
– Vështirësi për të nxjerrë gjuhën jashtë
– Ka preferencë për një lloj konsistence ushqimi (të lëngëta, të qullta, të buta, xhelatinoze)
– Vështirësi për të pirë me pipëz
– Jargëzim i pajustifikuar për moshën përkatëse

Disa nga ushtrimet përkatëse për çdo artikulator janë:
1. Gjuhën
– trokëllima e kalit
– ushtrohuni duke artikuluar fonemat t, d, n, l dhe kombinime të tyre si t d n, l t d etj
– prekni harkun dentar me gjuhë duke numëruar dhëmbët
– me ndihmën e një lëpirëseje lyeni buzët dhe pastaj lëpijini me gjuhë
– duke përdorur lëpirësen, kalojeni atë lehtësisht mbi sipërfaqen e gjuhës 3-5 herë
– nxirrni gjuhën jashtë dhe përpiquni të prekni hundën dhe mjekrën
– nxirrni gjuhën jashtë dhe lëvizeni majtas-djathtas duke prekur cepat e buzëve
– nxirrni gjuhën jashtë dhe pa prekur dhëmbët ushtroni presion mbi një spatul

2. Buzët:
– imitoni një puthje duke mbajtur buzët për 5 sekonda në atë pozicion
– lëvizni buzët në formën e puthjes majtas-djathtas duke e përsëritur ushtrimin 10 herë
-mbyllni buzët lehtësisht duke artikuluar fonemat buzore si m…m…m, p…p…p, b…b…b
– buzëqeshni me buzët e mbyllura. Përsëriteni ushtrimin 10 herë.
– buzëqeshni duke treguar dhëmbët. Zgjateni ushtrimin 5 sekonda dhe përsëriteni 5 herë.
– mbani lapsin mbi buzën e sipërme. Realizojeni ushtrimin për 5 sekonda.
– fishkëlleni

3.Nofullën
– hapni nofullën aq sa mundeni duke realizuar streching por pa shkaktuar dhimbje. Mbani atë pozicion për 5 sekonda pastaj relaksohuni.
– lëvizni nofullën e poshtme majtas-djathtas pa shkaktuar dhimbje. Realizojeni ushtrimin për 5 sekonda pastaj relaksohuni.
– lëvizni nofullën në formë rrethore derisa të realizoni një cikël lëvizjeje, pastaj relaksohuni. Përsëriteni ushtrimin 5 herë.

4. Faqet
– fryni faqet dhe mbajeni ajrin brenda tyre për 5 sekonda
– merrni frymë thellë dhe mbajeni ajrin vetëm në faqen e majtë. Përsëriteni ushtrimin për faqen e djathtë. Realizojeni atë për 5 sekonda.
– duke përdorur një lëpirëse, rrotullojeni atë në anën e brendshme të faqeve
– bashkoni buzët dhe kontraktoni faqet
– artikuloni “O” dhe lëvizni buzët në formë rrethore

Ushtrimet rekomandohen të realizohen para pasqyrës.
Për më shumë informacion na kontaktoni.

info@logopedi.al